|
Takim me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore-Tetovë
Në datën 11 Maj, Departamenti zhvilloi një takim të përbashkët me Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të Universitetit të Evropës Juglindore-Tetovë, për të shkëmbyer eksperiencat mes praktikave më të mira të menaxhimit të administratës publike dhe shërbimit civil në Shqipëri dhe Maqedoni. Gjatë takimit patëm mundësi të flisnim me studentët lidhur me reformën e administratës publike , risitë në implementimin e ligjit të ri për shërbimin civil, procesin e rekrutimit në shërbimin civil, dhe sfidat që kemi hasur përgjatë këtij rrugëtimi jo të thjeshtë.
|