IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datën 17 maj u zhvillua takimi i Grupit të Menaxhimit të Integruar (IPMG) mbi Mirëqeverisjen dhe Administrimin Publik, një mekanizëm kyç dhe një Platformë Dialogu e Nivelit të Lartë që synon udhëheqjen dhe koordinimin e institucioneve të përfshira brenda sektorit të mirëqeverisjes. 

Departamenti i Administratës Publike prezantoi në këtë takim, Planin e Ri të Aktiviteteve të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike për periudhën 2018-2020. Plan veprimi mbi të cilin do të bazohet puna për të zbatuar strategjinë e reformës së administratës publike është gjithëpërfshirës.

Në rrugën drejt integrimit evropian, Departamenti i Administratës Publike, si njësi teknike, është përkushtuar tërësisht në ndjekjen e Reformës së Administratën Publike, si një prej pesë prioriteteve kyçe për hapjen e negociatave.

Në këtë takim u fol mbi riorganizimin strukturor i cili po zhvillohet në përputhje të plotë me direktivat dhe normat e BE-së duke synuar modernizimin e të gjithë sistemit të qeverisjes si dhe duke ndërtuar kapacitete njerëzore të qëndrueshme në çdo nivel të qeverisë. 

Gjithashtu në takim u diskuta mbi progresin në luftën anti korrupsion, kultivimin e një kulture të “përkujdesjes ndaj klientit” dhe rritjes së efiçencës në administratën publike. Përtej progresit, mbetet ende shumë për t’u bërë në drejtim të ndryshimit të kulturës së punës në administratën publike dhe qasjes ndaj qytetarit e sipërmarrësit.