Departamenti i Administratës Publike priti në datën 12 dhjetor delegacionin nga Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil të Ministrisë së Administratës Publike të Republikës së Kosovës. 

Gjatë takimit u diskutua për kuadrin ligjor lidhur me rekrutimin online në shërbimin civil, ku delegacioni kosovar shprehu interes për hapat në të cilat kalon ky proces. Përfaqësuesit u informuan për mekanizmat që përdor DAP në fazën e paraseleksionimit të kandidatëve, pozicioneve të ndryshme me kritere të veçanta, testimet elektronike me shkrim të barkoduara etj. 

Gjithashtu, ata u njohën dhe me sistemin i cili menaxhon informacionin e burimeve njerëzore, HRMIS (Human Resources Management Information System). Me interes ishte dhe tema për menaxhimin e trajnimeve në administratën publike për rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë. 

Takime të tilla, të ndarjes së praktikave më të mira fuqizojnë më tej marrëdhënien bashkëpunuese mes dy administratave respektive.