IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Prezantuam sot së bashku me studentë eskelentë, në prani dhe të Kryeministrit dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, platformën më të re punetembare.al, një platformë dedikuar posaçërisht dhe terësisht punësimit të më të mirëve në administratë. 

Kjo platformë është një mundësi e shkëlqyer punësimi për studentët e ekselencës të diplomuar brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga viti 2017 e në vijim, të cilët janë në kërkim të një eksperience në administratën publike. Të rinjtë duhet të kenë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor dhe/ose master profesional/shkencor me mesatare 9.00-10.00 (ose të baravlefshme me to) në secilin prej cikleve të studimit. 

Falë kësaj mundësie, ekselentët do të përfitojnë një përvojë kualifikuese, e cila do të ndihmojë në zhvillimin e aftësive profesionale, duke u përballur me administratën publike në një tjetër nivel, e duke kuptuar më mirë vazhdimësinë e rrugëtimit të karrierës së tyre.  

Nëpërmjet kësaj platforme, çdo i sapodiplomuar ekselent që është në kërkim të një eksperiencë në administratë, do të mund të regjistrohet dhe shprehë interesin për vendet e shpallura duke ngarkuar online të gjithë dokumentacionin e nevojshëm. 

Dokumentat të cilat do të duhet të ngarkohen online në platformë janë: 

1. Jetëshkrimi;

2. Fotokopje të diplomës/diplomave. Në rastin e diplomave të përfituara jashtë vendit, duhet të dorëzohet edhe dokumenti i njohjes së diplomës nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;

3. Listën/listat e notave;

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.

Aktualisht në platformën punetembare.al janë shpallur dhe janë në dispozicion të studentëve ekselentë 803 vende vakante, nga të cilat 601 nga institucionet pjesë e shërbimit civil dhe 202 nga institucione me kod pune. 

Në secilën nga shpalljet e publikuara në platformë janë të përcaktuara afatet e aplikimit si dhe metodologjia e përzgjedhjes së pozicionit.

Çdo hap i procesit të aplikimit dhe përzgjedhjes do të bëhet nëpërmjet platformës, duke e bërë këtë proces të hapur, transparent dhe lehtësisht të monitorueshëm në punetembare.al.