IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 395, datë 29.04.2015 “Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike”, i ndryshuar,  Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall hapjen e thirrjes së katërt të  Programin Kombëtar të Praktikave të Punës.

 

Afati për aplikim është nga data 8 shkurt deri më datë 28 shkurt 2019.

Aplikimi është i hapur për të rinjtë profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç,  të cilët zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor ose të barasvlefshme.

 

Kohëzgjatja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës do të jetë tre muaj.

Profilet e kërkuara, numrin e pranimeve si dhe detaje të tjera i gjeni në linkun e posaçëm:

http://praktika.arsimi.gov.al/

Pjesëmarrësit do të përfshihen në një eksperiencë pune të integruar e në ndërveprim me profesionistë karriere në administratën publike, me qëllim përfitimin e një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale e të shprehive të tyre në praktikë.

 

Dokumentet për aplikim

a-  CV e aplikantit;

b- Diploma e përfundimit të studimeve të shkollës së lartë;

c-  Lista e notave;

d- Një leter motivimi.

 

Aplikimi do të bëhet online në linkun si më poshtë:

http://praktika.arsimi.gov.al/