IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në kuadër të dy vendimeve të miratuara në fund të dhjetorit 2018 nga Këshilli i Ministrave, për punësimin e ekselentëve nëpërmjet platformës "punetembare.al", drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu, në disa intervista në median vizive dhe atë të shkruar sqaroi procedurën e aplikimit, dokumentacionin e nevojshëm për krijimin e profilit në platformë, mënyrën e përzgjedhjes së pozicionit etj. 

Drejtori i DAP, gjatë këtyre intervistave shpjegoi se kjo mundësi unike është për këdo që plotëson kriterin bazë, përfundimin e një cikël studimi nga 2017 e në vijim me mesatare 9.00-10.00.

Nga 803 vendet vakante brenda dhe jashtë shërbimit civil, peshën më të madhe e zënë pozicionet për të cilat kërkohen të diplomuar në shkenca ekonomike, juridike, ekzakte (ku përfshihen inxhinieritë, shkenca kompjuterike, biologji, kimi, fizikë etj), shoqërore etj. 

Në platformë gjenden mbi 200 pozicione me shkenca ekonomike, mbi 150 pozicione me shkenca juridike apo mbi 300 pozicione me shkenca shoqërore, gjithashtu në platformë ka edhe pozicione për shkenca të veçanta siç janë mjekësi veterinare, shkenca agronomike etj.

Pozicionet e shpallura në platformë janë në aparatet ministrore dhe institucionet e varësisë së tyre, si p.sh: sistemi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë rreth 280 pozicione, sistemi i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural rreth 130 pozicione, apo sistemi i Ministrisë së Drejtësisë ku janë shpallur rreth 95 pozicione.

Znj. Koçiu theksoi në intervistat e ndryshme se studentët do të punësohen pa konkurs dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet vetëm në bazë të mesatares: 

“Të parët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet e arsimit të lartë në një nga vendet anëtare të OECD-së ose BE-së. Të dytët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet e akredituara të arsimit të lartë publik në Shqipëri. Të tretët përzgjedhin studentët e diplomuar në institucionet/programet e akredituara të arsimit të lartë jopublik në Shqipëri dhe studentët e diplomuar në vende të tjera jashtë Shqipërisë, të ndryshme nga vendet e OECD-së ose BE-së. Për kandidatët të cilët kanë mesatare të njëjtë brenda grupit ku janë përfshirë, e drejta për të përzgjedhur më parë përcaktohet me short në prezencë të tyre”.

Punësimi nëpërmjet platformës, ofron mundësi për krijimin e një eksperiencë pune. Duke marrë njohuritë e duhura dhe ekspertizën e nevojshme për të qenë pjesë e administratës publike dhe më pas është në dëshirën e gjithsecilit për t'u bërë pjesë e administratës duke iu nënshtruar procedurave të rekrutimit për t'u punësuar në shërbimin civil.