Universiteti i Gjenevës në bashkëpunim me Zyrën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë ofron bursa për "Studime të Avancuara Master mbi Qeverisjen Evropiane dhe Ndërkombëtare" në kuadër të programit MEIG (Master of Advanced Studies in European and International Governance). 

Programi i studimeve të avancuara është projektuar për studentë (të cilët zotërojnë një diplomë Bachelor) dhe profesionistë, të cilët punojnë dhe janë të angazhuar në çështjet e qeverisjes në sektorin publik ose privat. Ky program synon të përçojë tek pjesëmarrësit, njohuri për çështje rreth qeverisjes evropiane dhe ndërkombëtare. 

Kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit që gjendet në faqen online të programit MEIG

http://www.meig.ch/wp-content/uploads/2018/10/MEIG-Application-form_4th-edition-2019-2020.pdf

Formulari i aplikimit bashkë me dokumentacionin e kërkuar duhet të përcillet përmes postës elektronike në adresat: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.; ose This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.; ose me postë në adresën: 

Master of Advanced Studies in European and International Governance (MEIG Programme) 

Centre d’études juridiques européennes 

Office 5062 Université de Genève 

40, Bd du Pont d’Arve 

CH-1211 Geneva 4 

Switzerland

Për me tepër informacion lidhur me dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit klikoni në linkun: http://www.meig.ch/admission/full-programme.

Aplikimet mbyllen në datën 28 shkurt 2019.