Qeveria e Republikës së Indonezisë ofron për të rinjtë e moshës 18-36 vjeç bursë studimi Bachelor ose Master në një nga 16 universitetet më të mira në Indonezi.

Kemitraan Negara Berkembang (KNB) synon  të kontribuojë në zhvillimin e burimeve njerëzore si dhe forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit mes vendeve në zhvillim duke ofruar bursë të plotë në: Shkenca Humane, Sociale, Edukim, dhe Shkenca Inxhinierike.

 

Për informacione në lidhje me dokumentacionin dhe procedurën e aplikimit ju ftojmë të klikoni në linkun: http://knb.ristekdikti.go.id.

 

Afati i fundit i aplikimit është 12 prill 2019.