Mbi 40 anëtarë të Komisioneve të Vlerësimit, përfaqësuar nga DAP dhe institucionet e administratës shtetërore u trajnuan në dy grupe të veçanta në datat 17-18 dhe 20-21 qershor, mbi metodat e vlerësimit të elementëve të personalitetit të çdo kandidati, gjatë intervistave të punës.
Workshop-i me temë “Përmirësimi i mënyrës së rekrutimit në shërbimin civil” kishte për qëllim rritjen e aftësive rekrutuese në përmirësimin e mënyrës se si një anëtar i Komiteteve të Vlerësimit duhet të:
➡ Intervistojë kandidatët për aftësitë dhe ndërveprimin e tyre social;
➡ Të identifikojë dhe analizojë profilin personal të kandidatëve;
➡ Të përputhë maksimalisht kërkesat e pozicionit në administratë me profile të përshtatshme kandidatësh.
Në vazhdën e rritjes së kapaciteteve profesionale për një administratë eficiente, ky workshop ishte një ndër aktivitetet në kuadër të implementimit të projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike” financuar nga Bashkimi Evropian.