Në datat 23 - 25 shtator, përfaqësues nga Kryeministria, Departamenti i Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë zhvilluan një vizitë studimore në Irlandë. 

Në kuadër të projektit IPA 2014, “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”, përfaqësuesit e administratës shqiptare patën mundësi të shkëmbenin përvojat për praktikat më të mira me kolegët irlandezë në fushën e rekrutimit të nëpunësve civilë, zhvillimit të karrierës në shërbimin civil, trajnimet etj. 

Vizita studimore në Irlandë kishte si synim njohjen me sfidat dhe arritjet e reformave të ndërmarra në shërbimin civil. Në fund të vizitës studimore, Instituti i Administratës Publike pajisi pjesëmarrësit me certifikatë pjesëmarrjeje për programin e shkëmbimit të eksperiencave më të mira në shërbimin civil.