Në datat 2 - 6 shtator 2019, përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ADISA (Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara) morën pjesë në shkollën sezonale  me temë "Transformimi Digjital", zhvilluar nga ReSPA (Shkolla Rajonale e Administratës Publike).

Administrata shqiptare pati mundësinë të ndante sëbashku me përfaqësues nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, eksperiencat dhe metodologjitë më të mira në rajon, në pë֝rmirësimin e shërbimeve publike në administratë. 

Gjatë ditëve të trajnimit në Danilovgrad, Mali i Zi, u diskutua gjithashtu edhe për planet strategjike në fushën e digjitalizimit për nxitjen e inovacionit dhe ofrimin e shërbimeve digjitale në kohë dhe cilësi.