Në datën 20 shtator, Departamenti i Administratës Publike zhvilloi një takim me përfaqësues të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil. 

Në kuadër të implementimit të projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”, financuar nga fondet IPA 2014, bashkë me KMSHC-në u diskutua mbi setin e përbashkët të indikatorëve të cilët do të mundësojnë të dhëna të sakta mbi progresin e reformës në administratën publike, në drejtim të mirëmenaxhimit të burimeve njerëzore.

Në vijim të rekomandimit të Komisionit Evropian, ekipi (DAP dhe ekspertët e projektit) po punon për të thjeshtuar mjetet në mbledhjen e të dhënave administrative midis DAP-it, KMSHC-së dhe institucioneve të tjera. Pjesëmarrësit në takim shprehën angazhimin e tyre për bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve, në monitorimin në kohë reale të menaxhimit të burimeve njerëzore në administratën publike falë platformës administrata.al.