Në datën 19 shtator Departamenti i Administratës Publike zhvilloi takimin e 4-t të Rrjetit Profesional të Burimeve Njerëzore.

Bashkë me profesionistët e Burimeve Njerëzore në administratën publike dhe ekspertë ndërkombëtarë u diskutua mbi:

- Përmirësimin e përshkrimeve të punës dhe rregullores së institucioneve;

- Hapat që ndiqen për të realizuar proceset e punës;

- Vlerësimin e rezultateve në punë;

- Platformën e integruar administrata.al.

Këto procese do të shoqërohen dhe me hartimin e manualeve të dedikuara për të udhëzuar nëpunësit e burimeve njerëzore për ndjekjen e tyre.

Çdo ditë, një hap më shumë drejt përmirësimit të mëtejshëm të administratës, që nëpunësit publikë të jenë të qartë mbi rolet dhe detyrat e tyre të përditshme në shërbim të qytetarit.