Departamenti i Administratës Publike zhvilloi në datën 4 korrik takimin e 4-t të grupit tematik për shërbimin civil dhe Strategjinë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore, përfaqësues të delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

Në takim u diskutua për ecurinë e planit të aktiviteteve për periudhën 2018 - 2020 të SNRAP duke raportuar në lidhje me aktivitetet e zbatuara deri në muajin korrik si dhe shtrirjen e kuadrit strategjik të Reformës së Administratës Publike.

SNRAP shërben si instrument planifikimi dhe monitorimi me qëllim krijimin e një administratë të qëndrueshme dhe të aftë për të përballuar sfidat e zhvillimit të vendit dhe prioritetet e anëtarësimit në BE. Organizimi i takimeve të tilla me qëllim evidentimin e progresit të SNRAP dhe sfidave të hasura gjatë implementimit është i një rëndësie të veçantë.