Departamenti i Administratës Publike nëpërmjet videove të ndryshme të publikuara në rrjetin social facebook, informoi për pozicionet e lira bazuar në llojin e diplomës si dhe shpërndarjen e tyre sipas qyteteve. 

Çdo student ekselent i diplomuar nga viti 2015 e në vijim me mesatare 9.00-10.00, mundën të aplikonin deri në 20 shtator 2019.

Fituesit përfitojnë nga kjo nismë një përvojë pune 1 vjeçare, por gjithashtu ju jepet shansi të konfirmojnë pozicionet e tyre të punës duke kapërcyer mungesën e eksperiencës gjatë fazës së rekrutimit me konkurs.