IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Në datat 16, 17, 18 tetor Departamenti i Administratës Publike zhvilloi procesin e përzgjedhjes së pozicioneve të lira të punës në administratën publike nga ekselentët e kualifikuar në Thirrjen 2.

143 ekselentë zgjodhën vendet e tyre të punës dhe në muajin nëntor nisin rrugëtimin e ri në administratën publike. Ekselentët e punësuar do të përfitojnë përvojë pune 1 vjeçare, ku pas një viti të kontratës së punës mund të konfirmojnë pozicionet e tyre të punës duke përmbushur kriterin e eksperiencës që kërkohet në fazën e rekrutimit me konkurs.

Të diplomuarit ekselentë me mesatare 9.00 - 10.00 jashtë vendit, në universitetet publike dhe private në Shqipëri, të renditur sipas mesatares më të lartë përzgjodhën vendet në institucionet qendrore dhe të varësisë.

Falë Paktit për Universitetin, bashkë me thirrjen e parë gjatë vitit 2019 janë punësuar në total 602 ekselentë.