Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me EURALIUS V organizojnë më datë 10 dhjetor 2019, ora 15:00 – 17:00, në mjediset e Europe House, aktivitet informues për nëpunësit e administratës publike, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të juristëve në administratën publike për rolin dhe pozicionin e magjistratit në Republikën e Shqipërisë. Aktiviteti ka për synim njohjen e nëpunësve me procedurën dhe modalitetet e rekrutimit dhe Programin e Formimit Fillestar të kandidatëve për magjistratë dhe kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjor.

Ftesa vlen për të gjithë nëpunësit e institucioneve të administratës publike (përfshirë institucionet e varësisë) të cilët plotësojnë kriteret e mëposhtme:

- Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master i Shkencave” në Drejtësi

- Të kenë të paktën tre vjet përvojë profesionale në administratën publike

 Lutemi konfirmimin e pjesëmarrjes tuaj në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it., brenda datës 06.12.2019