Në vijim të gjendjes së emergjencës shëndetësore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka miratuar Urdhrin nr. 222, datë 01.04.2020 “Për mbylljen e aktiviteteve publike dhe jopublike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura”. 

Në zbatim të këtij urdhri, Departamenti i Administratës Publike njofton pezullimin e të gjitha procedurave të rekrutimit në shërbimin civil deri në një njoftim të dytë.  

DAP po punon për dizenjimin e zgjidhjeve dhe metodave teknologjike për të përshtatur platforma online në funksion të zhvillimit të procedurave të konkurrimit, duke respekuar masat për parandalimin e COVID-19.

* Pas heqjes së masave parandaluese, DAP do të rivendosë në afat shpalljet përkatëse të publikuara dhe do të vijojë normalisht me zhvillimin e procedurave të konkurrimit në shërbimin civil.

 

 

Ju ftojmë të na ndiqni në vijim, e ju rikujtojmë të zbatoni të gjitha këshillat e dhëna nga autoritetet shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID–19.