Një testim efikas ndihmon në vlerësimin objektiv të kandidatit më të mirë. Përmirësimi i hartimit të pyetjeve me zgjedhje të shumëfishtë mbështetur në akte ligjore dhe nënligjore, ndërtimi i alternativave produktive, terminologjia e përdorur, fjalitë e strukturuara qartë dhe saktë, ishin qëllimet kryesore të workshopit dyditor organizuar në ambientet e Departamentit të Administratës Publike në datat 20 – 21 nëntor. 

Forcimi i rolit të përfaqësuesve të institucioneve të administratës shtetërore në Komitetet e Vlerësimit, dhe i ekspertëve të fushave të ndryshme në procedurat e konkurrimit, do të vijojë të ketë vëmendjen e DAP për përmirësimin e mëtejshëm të procesit të rekrutimit në shërbimin civil.

Në aktivitet merrnin pjesë z.Bardhyl Musai, profesor në Fakultetin e Shkencave Sociale, përfaqësues të institucioneve të administratës shtetërore dhe ekspertë të fushave të ndryshme, pjesëmarrës në Komisionet e Vlerësimit.