Reforma e administratës publike, risitë e sektorit publik, menaxhimi i burimeve njerëzore dhe rekrutimi i nëpunësve civilë ishin disa nga temat e vizitës së punës në Riga, Letoni ku morën pjesë përfaqësues të DAP dhe administratës shtetërore.

Pjesëmarrësit ndanë përvojën e tyre me disa prej përfaqësuesve të institucioneve publike të Letonisë, ku patën mundësi të mësonin më shumë rreth koordinimit të autoriteteve letoneze në punën e tyre dhe procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve të BE-së.

Shkëmbimi i eksperiencave të tilla janë vlerë e shtuar për administratën shtetërore shqiptare. Vizita u organizua nga ReSPA (Regional School of  Public Administration) në datat 20 - 21 nëntor.