Në vijim të implementimit të projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”, financuar nga fondet IPA 2014, diskutuam me përfaqësues të KMSHC-së mbi setin e

përbashkët të indikatorëve të cilët mundësojnë të dhëna të sakta mbi progresin e reformës në administratën publike, në drejtim të mirëmenaxhimit të burimeve njerëzore.

DAP dhe KMSHC do të ofrojnë mbështetje edhe për institucionet e tjera që angazhimi i tyre të jetë maksimal në hedhjen e të dhënave në 12 modulet e platformës dedikuar tërësisht administratës, "administrata.al". 

Takimi u zhvillua në datën 15 janar në ambientet e Departamentit të Administratës Publike.