Ecuria e aktiviteteve të zhvilluara deri në muajin shkurt dhe ndjekja e hapave të mëtejshme e projektit  “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike” ishin çështjet kryesore të diskutuara në takimin e 5-të të Komitetit Drejtues. 

Në kuadër të reformës së pagave, vlerësimit të performancës, përshkrimeve të punës, rritjes së kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve, ekspertët vlerësuan koordinimin dhe bashkëpunimin me institucionet qendrore përgjatë muajve të fundit. 

Në takimin e datës 18 shkurt në DAP, merrnin pjesë grupi i ekspertëve të projektit, përfaqësues të ministrive të përfshira në projekt etj.