Rishikimi i përshkrimeve të punës për secilin pozicion për të gjitha ministritë e linjës është një ndër aktivitetet që do të vazhdojë intensivisht përgjatë tre muajve në vijim. Procesi përfshin analizën dhe përmirësimin e përshkrimeve të punës për çdo pozicion pune në të gjitha ministritë e linjës, në bashkëpunim 

të ngushtë me nëpunësit civilë përkatës. Ky proces do të realizohet me mbështetjen e projektit “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike” financuar nga fondet IPA 2014.

DAP së bashku me ekspertët e projektit është angazhuar maksimalisht që procesi të ecë me ritme sa më të shpejta, me qëllim finalizimin në kohë të këtij aktiviteti të parashikuar nga projekti.