Pas evidentimit të rasteve të para me virusin COVID- 19 në Shqipëri dhe masave parandaluese të ndërmarra nga qeveria, Departamenti i Administratës Publike, pezulloi të gjitha procedurat e rekrutimit në shërbimin civil gjatë muajit mars.

Nisur nga situata e pazakontë, DAP vijoi punën për dizenjimin e zgjidhjeve dhe metodave teknologjike për të përshtatur platforma online në funksion të zhvillimit të procedurave të konkurrimit, duke respekuar masat parandaluese.

Ndërkohë, DAP nëpërmjet njoftimeve zyrtare informoi të interesuarit për rivendosjen në afat për të gjitha shpalljet përkatëse të publikuara, për të cilat do të vijojë normalisht me zhvillimin e procedurave të konkurrimit në shërbimin civil, sapo të hiqen masat parandaluese.