Misioni i vlerësimit nisi në 21 prill takimin e parë për zbatimin e Kontratës Sektoriale të Reformës në Administratën Publike. Qëllimi i kësaj kontrate (mbështetje buxhetore e BE) është të ndihmojë qeverinë shqiptare në rritjen e transparencës dhe efektivitetit të administratës publike, me fokus nevojat e qytetarëve dhe biznesit. 

Kjo kontratë e cila përbëhet nga 10 indikatorë, që prej 2016-ës monitorohet çdo vit nga një grup ekspertësh të pavarur, të kontraktuar nga Bashkimi Evropian. 

Në takimin e realizuar nëpërmjet platformave online merrnin pjesë përfaqësues nga delegacioni i BE-së, ekspertët e pavarur dhe ekipi i Departamentit të Administratës Publike.

Misioni që do të vlerësojë arritjet e çdo indikatori, bashkë me rekomandimet përkatëse pritet të përfundojë në muajin maj.