Së shpejti çdo institucion do të ketë manual të dedikuar për proceset e punës. 

Pas miratimit të metodologjisë për hartimin e manualit të proceseve të punës, ekipi i projektit dhe DAP vijuan në prill komunikimin online me ministritë e linjës për draftin e parë të manualit të proceseve të punës.

Dokumenti do të përmbajë funksionet themelore për 20 procese të përbashkëta (horizontale) si burimet njerëzore, drejtoritë juridike, njësitë e integrimit evropian etj, në insitucionet e administratës publike.