Edhe gjatë muajit maj, DAP së bashku me ministritë e linjës kanë vijuar punën për hartimin e "Manualit të proceseve të punës".
Fokusi kryesor i këtij muaji ka qenë përgatitja e draftit të analizës së proceseve të punës për tre fusha:
a) burimet njerëzore;
b) integrimi,
c) hartimi i legjislacionit dhe Vlerësimi i Ndikimit Rregullator (RIA).
Pas përgatitjes së draftit të parë nga ana e projektit, kjo analizë do t'i prezantohet Departamentit të Administratës Publike për diskutim dhe miratimi i tij do të realizohet në muajt në vijim.