Projekti WeBER në bashkëpunim me SIGMA/OECD përgatitën në muajin korrik një anketë mbi perceptimet e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore në Shqipëri.

DAP mbështeti këtë proces duke shpërndarë anketën për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore. Anketa ishte pjesë e një hulumtimi të pavarur, i cili u zhvillua në të njëjtën kohë në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Edhe pse pjesëmarrja ishte plotësisht vullnetare, anketa u konsiderua jashtëzakonisht e rëndësishme për këtë hulumtim, pasi do të ndihmojë në njohjen e perceptimit të nëpunësve rreth administratës publike në Shqipëri, reforma e së cilës është një ndër kriteret kryesore të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ekspertët të cilët janë duke punuar për këtë anketë, do të përgatisin rezultatet dhe gjetjet e saj në nivel kombëtar dhe rajonal.