Departamenti i Administratës Publike publikoi në faqen zyrtare dhe rrjetet e tij sociale, një video informuese për ecurinë e projektit IPA 2014 

“Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike”, i cili po implementohet në Shqipëri që prej tetorit të vitit 2018.

Qëllimi i videos është informimi për risinë dhe vlerat e këtij projekti, jo vetëm për administratën, por edhe për qytetarët. 

Ndër të tjera në këtë video shpjegohen hapat e ndërmarra nga institucionet e përfshira drejtpërdrejtë në këtë projekt, si dhe puna konkrete që do të realizohet në vijim.