Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) në bashkëpunim me Qeverinë e Kalifornisë do të organizojë online nga data 28 shtator - 2 tetor shkollën sezonale mbi inovacionin e shpejtë. “Transformimi Digjital i Administratës Publike në kohë krize” është tema kryesore mbi të cilën do të trajtohen çështje të ndryshme si komunikimi i krizave, menaxhimi i punës online etj.

Gjatë muajit gusht të interesuarit, nëpunës civilë të vendeve të rajonit patën mundësi të aplikonin për tu bërë pjesë e kësaj shkolle. Profesorë dhe ekspertë të fushës së komunikimit, transformimit digjital dhe inovacionit në administratën publike që do të japin mësim në shkollën sezonale janë: Vladimir Vulic, Tamara Srznetić, Tihana Puzic, Tamara Dimitrijevic, Judy Brown, Dimis Michaelides, Dave Viotti dhe Adrian Ruiz.

Për më tepër informacion vizitoni faqen e ReSPA këtu.