Rekrutimi si shtylla kryesore në tërësinë e proceseve të punës së Departamentit të Administratës Publike, vijon të mbetet në vëmendjen tonë maksimale. 

Për nëpunësit civil të rinj të ekselencës në DAP por jo vetëm, gjatë muajit shtator zhvilluam një sesion trajnimesh me temë “Menaxhimi i burimeve njerëzore - Procesi i Rekrutimit”.

Pjesëmarrësit në trajnim ndanë eksperiencat e punës së tyre rreth përcaktimit të kërkesave të posaçme në një shpallje, vlerësimit të dosjes elektronike të kandidatit etj. 

Ky sesion i dedikuar trajnimesh për stafin e DAP do të vijojë edhe përgjatë muajit tetor, me tema të larmishme nga procesi i rekrutimit.