Ndryshimet, risitë, promovimi i vizibilitetit të procedurave të rekrutimit në Shqipëri dhe jo vetëm, ishin disa nga temat që u diskutuan në workshopin e zhvilluar online nga ReSPA në datat 2 dhe 3 nëntor.

Workshopi me temë “Ndarja e praktikave më të mira për rekrutimin bazuar në meritë, në Ballkanin Perëndimor” bëri bashkë pjesëmarrës nga vendet e rajonit, të cilët patën mundësi të ndanin modelet e tyre mes vendeve anëtare.

Përfaqësues të ReSPA prezantuan dhe një studim rajonal për rekrutimin bazuar në meritë, të cilin e kanë kryer në bashkëpunim me OECD/SIGMA. Përveç përfaqësuesve të burimeve njerëzore, workshop-i mblodhi ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë të cilët punuan në realizimin e këtij studimi.