Shqipëria u vlerësua me dy çmime të rëndësishme për qeverisjen digjitale dhe e-learning, çmime, të fituara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA). 

Ceremonia e Çmimeve të Administratës Publike të Ballkanit Perëndimor u organizua online nga ReSPA dhe OECD/SIGMA, në datën 6 nëntor. AKSHI u vlerësua për udhëheqjen e projektit kombëtar të platformës digjitale “e-Albania” për inovacionin e shërbimeve online të administratës publike, si dhe për marrjen e masave efikase për përballimin e krizës së virusit Covid-19.

Sakaq, ASPA u shpall fituese për kategorinë e-Learning me projektin: “Së bashku pavarësisht se jemi larg – Një histori bashkëpunimi gjatë pandemisë COVID-19”.