Rreth 120 nëpunës të administratës publike, me profesion jurist, prej datës 18 nëntor kanë nisur ciklin e trajnimeve online për manualin e Kodit të Procedurave Administrative. Ky manual ka për qëllim qartësimin dhe zbatimin e unifikuar të dispozitave të kodit nga nëpunësit gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

Manuali ndjek strukturën e Kodit të Procedurave Administrative, duke synuar jo vetëm një interpretim teorik, por një përshkrim ne formën e një “udhëzuesi” praktik me qëllim përdorimin në përditshmëri të dispozitave nga nëpunësit civilë.

Manuali është përgatitur nga ekspertë të projektit IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në administratën publike", në bashkëpunim të ngushtë me juristët e DAP.

Trajnimi online i cili do të zhvillohet për tre muaj synon një qasje inovative në procesin e metodave të trajnimit dhe të vlerësimit nëpëmjet përdorimit të e-curricula në sistemin LMS (Learn Management System).