Në muajin nëntor, Departamenti i Administratës Publike miratoi urdhrin e ri për organizimin e punës gjatë COVID-19 për punonjësit e administratës publike. 

Gjatë periudhës së pandemisë, institucionet e administratës shtetërore do të vijojnë të zhvillojnë veprimtarinë e tyre nëpërmjet kombinimit të punës në ambientet e institucionit dhe telepunës (puna në distancë online).

Punonjësit në institucione duhet të ndjekin protokollet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, ndërsa për ata që do të punojnë nga distanca duhet të jenë online në çdo moment gjatë orarit të punës, ndërkohë që do të kenë thirrje në ekip të paktën një herë në ditë, ku do të informojnë për realizmin e detyrave.