Forumi ndërqeveritar i Këshillit të Evropës, Komiteti Evropian për Demokraci dhe Qeverisje zhvilloi online mbledhjen e tij të 12-të. 

Pjesëmarrësit e këtij Komiteti nga vendet e Bashkimit Evropian e jo vetëm, diskutuan në datat 25, 26 dhe 27 nëntor, progresin dhe sfidat e përbashkëta për reformat e administratave publike të vendeve anëtare.

Në këtë mbledhje, byroja e Komitetit përzgjodhi Drejtorin e DAP, znj. Albana Koçiu si anëtaren më të re. 

Gjatë fjalës përshëndetëse, znj. Koçiu falenderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e çmuar në zbatimin e Reformës së Administratës Publike.

Përfaqësuesit e lartë të shteteve anëtare të Komitetit Evropian për Demokraci dhe Qeverisje mblidhen së bashku për të shkëmbyer eksperiencat e nevojshme në kuadër të qeverisjes demokratike në Evropë, për forcimin e institucioneve demokratike, reformat e administratës publike etj.