Së shpejti nëpunësit civil të Burimeve Njerëzore të administratës shtetërore do të zhvillojnë trajnimin online për zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil. Stafi i DAP zhvilloi gjatë muajit janar një takim përgatitor ku prezantoi disa prej çështjeve "hot-topics" që do të përfshihen në këtë trajnim.

Trajnimi do të zgjasë për rreth 8 javë dhe do të zhvillohet nga DAP së bashku me ekspertët e ekipit të projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike”.

Përpara çdo trajnimi, ekspertët do të shpërndajnë një anketë ku nëpërmjet saj do të mbledhin informacione, dhe gjetjet e tyre do i përshtasin në diskutimet e radhës.

Trajnimi do të jetë praktik dhe do të prekë tematika dhe çështje konkrete me të cilat njësitë e burimeve njerëzore ndeshen çdo ditë gjatë punës së tyre.