Nga data 6 deri në 15 janar, Departamenti i Administratës Publike zhvilloi procesin e përzgjedhjes së pozicioneve të lira të punës në administratën publike nga ekselentët e kualifikuar në Thirrjen 2020. Ekselentët e kualifikuar, të renditur sipas pikëve të grumbulluara patën mundësi të bëheshin pjesë e procesit të përzgjedhjes së pozicioneve të ofruara në thirrje.

 

Nga 108 pozicione vakante të kësaj thirrje, u përzgjodhën 92 vende vakante nga ekselentë të cilët nisin rrugëtimin e tyre të ri në administratën shtetërore në muajin shkurt.

 

Ekselentët e punësuar do të përfitojnë përvojë pune 1 vjeçare, ku pas një viti mund të konfirmojnë pozicionet e tyre të punës duke përmbushur kriterin e eksperiencës që kërkohet në fazën e rekrutimit me konkurs.

 

Punësimi i ekselentëve në administratën shtetërore nisi në kuadër të "Paktit për Universitetin".

 

Ndryshe nga herët e tjera, procesi u zgjat në kohë për faktin se u zhvillua në kushtet e masave të sigurisë dhe distancimit social për shkak të pandemisë.

 

 

Suksese të gjithë të rinjve që do të nisin së shpejti rrugëtimin në administratën publike!