Zhvillimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i performancës së administratës publike ishte kryefjala e mbledhjes së 46-të të bordit drejtues të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), zhvilluar online në datën 4 dhjetor.

Në mbledhje ku morën pjesë përfaqësues të nivelit të lartë të vendeve anëtare të ReSPA dhe Komisionit Evropian, Departamenti i Administratës Publike u përfaqësua nga drejtori i përgjithshëm, znj. Albana Koçiu. Bashkëpunimi rajonal, tha znj. Koçiu, vijon të mbetet i çmuar për reformën në administratën publike edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë, prandaj dhe plani për vitin 2021 duhet të jetë edhe më intensiv, jo vetëm në raportime, por edhe në aktivitetet për rritjen e kapaciteteve të nëpunësve civilë.

Ecuria e programeve dhe projekteve të realizuara nga ReSPA, për Ballkanin Perëndimor gjatë periudhës së pandemisë, ishin pjesë e diskutimeve të ndryshme në këtë takim virtual.

"Faleminderit ReSPA për suportin e vazhdueshëm në reformimin e administratës publike shqiptare!"