Në datën 19 shkurt, Departamenti i Administratës Publike së bashku me përfaqësues të administratave publike të rajonit dhe ekspertë ndërkombëtarë morën pjesë në webinarin e organizuar nga SIGMA – OECD, mbi rëndësinë e cilësisë së raporteve të monitorimit vjetor.

Pjesëmarrësit ndanë eksperiencat e vendeve të tyre në procesin e monitorimit të strategjive duke diskutuar rreth pyetjeve/rekomandimeve të ndryshme në hartimin e raporteve vjetore të monitorimit të strategjive ndërsektoriale dhe sektoriale në fushën e Refomës në Administratën Publike.

DAP, prezantoi risitë e pasqyruara në raportin e fundit të monitorimit të SNRAP, sfidat dhe prioritetet për të ardhmen. Ekspertët e SIGMA vlerësuan prezantimin dhe paraqitjen e raportit të monitorimit vjetor të Shqipërisë, si një model të mirë për t'u ndjekur edhe nga vendet e tjera.

Takimi i zhvilluar i paraprin kështu fazës së hartimit të raportit të monitorimit të SNRAP për vitin 2020, sipas rekomandimeve dhe udhëzimeve të SIGMA.