Mbi 100 nëpunës të administratës publike përfunduan ciklin 2 mujor të trajnimeve online që u zhvilluan në kuadër të “Zbatimit të Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike” dedikuar legjislacionit të shërbimit civil - menaxhimi i burimeve njerëzore. Disa nga temat kryesore të trajtuara gjatë trajnimit:

-          Rekrutimi në shërbimin civil;

-          Pezullimi dhe lirimi në shërbimin civil;

-          Ristrukturimi dhe transferimi në shërbimin civil;

-          Procedura disiplinore në shërbimin civil dhe ekzekutimi i vendimeve gjyqësore;

-          Vlerësimi i performancës dhe vlerësimi i pozicioneve të punës në shërbimin civil etj.

Ky cikël trajnimesh si pjesë e rëndësishme e aktiviteteve të projektit IPA 2014 “Zbatimi i Reformës së Shërbimit Civil në Administratën Publike” përgjatë muajve shkurt dhe mars, shërbeu si një mundësi shumë e mirë, pasi përfshirja e pjesëmarrësve me pyetje dhe diskutime të ndryshme rreth temave apo çështjeve të caktuara ishte për t’u vlerësuar.

Në fund të trajnimit pjesëmarrësit u pajisën me çertifikatë.