Drejtoria e Programeve të Reformës në Administratën Publike në DAP zhvilloi në muajin mars, trajnimin dedikuar modulit “Paga” të Sistemit Informatik për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ - HRMIS). Në këtë trajnim morën pjesë rreth 20 nëpunës civilë të sapoemëruar, të kategorisë ekzekutive me profil financë të institucioneve të administratës shtetërore dhe institucioneve të pavarura.

Moduli "Paga" në sistemin e HRMIS bën të mundur gjenerimin automatikisht të pagës për punonjësit e institucioneve. Janë rreth 120 insitucione të cilët me anë të këtij sistemi gjenerojnë borderonë, urdhërshpenzimet dhe listëpagesat për bankat e nivelit të dytë.