Në datat 11 - 12 mars, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi seminarin rajonal dedikuar vlerësimit të Politikave Publike për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në seminarin dyditor të zhvilluar online morën pjesë dhe përfaqësues të Departamentit të Administratës Publike.

Diskutimet e pjesemarrësve u fokusuan rreth zhvillimeve të fundit në kuadër të vlerësimit të politikave publike si:

-          Përmbajtja dhe proceset e vlerësimit të politikave apo strategjive (vlerësimi afatmesëm kundrejt vlerësimit përfundimtar);

-          Teknikat e hartimit të një vlerësimi, si dhe ndarja e praktikave të mira ndërkombëtare mbi këto aspekte;

-          Sfidat kryesore të hasura gjatë vlerësimit ku përfshihet: përvoja, aftësitë analitike, koordinimi dhe bashkëpunimi etj.

Koordinimi i politikave publike është një nga temat që ReSPA e konsideron shumë të rëndësishme, prandaj dhe ka zhvilluar një studim gjithëpërfshirës i cili do të publikohet së shpejti në faqen e tyre zyrtare, respaweb.eu