IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

 

Departamenti i Administratës Publike bashkë me ekipin e projektit IPA 2014 “Zbatimi i reformës së shërbimit civil në administratën publike” dhe Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil nisin në muajin qershor takimet rajonale, me njësitë e vetëqeverisjes vendore për prezantimin e manualëve dhe udhëzuesve. Takimet do të organizohen, me qëllim njohjen e këtyre materialeve që ka hartuar ekipi i projektit IPA, të cilat do t’ju vijnë në ndihmë punonjësve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

 

Turi rajonal do të përfshijë 40 takime në qytetet: Tiranë, Kavajë, Durrës, Berat, Skrapar, Elbasan, Librazhd, Pukë, Shkodër, Lezhë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kukës dhe Peshkopi.

 

Pjesëmarrësit në këto takime janë nivel drejtues dhe specialist, sekretarët/ administratorët e përgjithshëm, përgjegjës për menaxhimin e burimeve njerëzore apo çështjeve ligjore. Materialet e përgatitura nga ekipi që do të prezantohen gjatë turit rajonal janë:

 

-          Manuali praktik për zbatimin e Kodit të Procedurave Administrative

 

-          Manuali praktik për zbatimin e Legjislacionit në Shërbimin Civil

 

-          Manuali për Vlerësimin e Performancës dhe Pozicioneve të Punës

 

-          Udhëzuesi për strukturën organizative të pushtetit vendor

 

-          Udhëzuesi për menaxhimin e BNJ, së bashku me pasaportën e indikatorëve dhe HRMIS