IDENTIFIKOHU

“Nepunesit Civil” ne kuptim te ketij ligji jane ata nepunes te institucioneve te administrates publike te nivelit qendror apo vendor, te cilet ushtrojne autoritetin publik, ne detyra te natyres drejtuese, organizuese, mbikqyrese apo ekzekutuese, percaktuar sipas nenit 11 te ligjit te Statusit te Nepunesit Civil

Hyr Trajnime Pyetje per Trajnim Regjistrohuni
Regjistrohu/Profil  
Albanian English

Gjatë muajit qershor DAP bashkë me Avokatin e Popullit & UNDP Albania prezantoi udhëzuesin "Për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës, Ngacmimit dhe Ngacmimit Seksual në Mjedisin e Punës në Institucionet e Administratës Shtetërore". 

Drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu e cilësoi këtë udhëzues si një hap dhe një nivel më tej drejt përmirësimit e sigurimit të vendit të punës në administratën publike. 

“Ky udhëzues është një hap më tej për të përmirësuar akoma më shumë fytyrën, pamjen e institucioneve të administratës publike dhe patjetër që do ta çojë në një tjetër nivel jo vetëm bashkëpunimin mes nesh, por edhe bashkëpunimin mes kolegëve mes nëpunësve të administratës kur vjen puna për të referuar çështje kaq të rëndësishme e delikate, por që flitet pak për to” - tha Koçiu.

Udhëzuesi i përgatitur nga ekspertë të UNDP dhe Avokati i Popullit synon të ndihmojë institucionet shtetërore, të ndërtojnë praktika efektive në ndalimin e këtij fenomeni të përhapur e të pandëshkuar siç duhet në administratën tonë.

Në këtë aktivitet morën pjesë ambasadorja e Suedisë në Shqipëri si dhe përfaqësuesja e UNDP Albania. Mysafir i veçantë në këtë takim ishte edhe Avokati i Popullit të Kosovës, z. Naim Qelaj. 

"Faleminderit qeverisë suedeze për mbështetjen e kësaj nisme, si dhe ekspertët e UNDP & Avokatit të Popullit për konkretizimin e dokumentit që mbron integritetin e nëpunësve civilë!"