Më 17 qershor drejtori i Departamentit të Administratës Publike, znj. Albana Koçiu mori pjesë në Workshopin për Përgjegjësinë Menaxheriale si pjesë e Menaxhimit dhe Kontrollit të Brendshëm. 

Në këtë takim të organizuar nga SIGMA ku merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë u diskutua mbi rëndësinë e përgjegjësisë menaxheriale si një element thelbësor drejt një administratë publike të përgjegjshme dhe eficiente. 

Gjatë takimit u ndanë eksperiencat e menaxhimit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, po ashtu dhe situata në Shqipëri, ku drejtori i DAP vlerësoi se ka ende punë në këtë drejtim.