Në 12 tetor, Komisioni Evropian miratoi progres raportin për Shqipërinë për vitin 2022.

Në raport vlerësohet ecuria e Shqipërisë në rrugën e reformave që lidhen me procesin e integrimit evropian, ku nga rreth 35 fusha të përmendura në progres raport, në mbi 30 fusha ka progres në nivele të ndryshme.

Sa i përket reformës së administratës publike, Shqipëria rezulton me një nivel të moderuar përgatitjeje dhe me një përparim të kufizuar në forcimin e kapaciteteve të ministrive të linjës për të zbatuar vlerësimet e ndikimit rregullator (RIA) dhe mbajtjes së konsultimeve publike.

Raporti nënvizon gjithashtu se, “dispozitat për rekrutimin e bazuar në merita, sipas ligjit të shërbimit civil, mbeten për t’u zbatuar plotësisht, veçanërisht për pozicionet e nivelit të lartë”.

Rekomandimet e Komisionit Evropian do të jenë fokusi i punës së qeverisë dhe administratës.

*Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë.