Në datat 29 – 30 shtator, Shkolla Rajonale e Administratës Publike (ReSPA) zhvilloi online modulin e dytë të trajnimit dedikuar zbatimit të kuadrit të përbashkët të vlerësimit (CAF - Common Assessment Framework).

21 pjesëmarrës nga 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi edhe Shqipërinë zhvilluan trajnimin dyditor me fokus njohuritë teknike të nevojshme për ekspertë në zbatimin e metodologjisë së vlerësimit të CAF.

Çfarë është CAF dhe çfarë synon të realizojë?

CAF është një metodologji vetëvlerësimi, nëpërmjet së cilës analizohen anët e forta

si edhe mundësitë e përmirësimit të performancës së institucionit.

Qëllimi i modelit CAF:

Përdorimi si instrument nga ana e administratorëve publikë, që kërkojnë të përmirësojnë përformancën në institucionet/organizatat e tyre.

Shërben si një urë lidhëse midis modeleve të ndryshme që përdoren për menaxhimin e cilësisë dhe lehtëson krahasimin e përformancës ndërmjet institucioneve të sektorit publik.

Kush mund ta përdorë?

Ky model është dizenjuar që të përdoret në të gjitha nivelet e sektorit publik si qëndor, ashtu edhe lokal, duke u dhënë institucioneve një mundësi që të mësojnë më shumë për rritjen e cilësisë së performancës së tyre.