"Një qeverisje me në qendër qytetarin, kombinuar me transparencën dhe lidershipin politik janë elementët e nevojshëm për të rritur efikasitetin, performancën e përgjithshme dhe suksesin e administratës publike për ecurinë e agjendës së digjitalizimit".

Ishte pikërisht ky fokusi i konferencës së mbajtur në Shkup në datën 15 shkurt, nga Shkolla Rajonale e Administratës Publike për Reformën në Administratën Publike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë konferencës u promovua dhe u shkëmbyen praktikat më të mira për transformimin e administratave publike si dhe zbatimi i reformave dhe aktiviteteve të planifikuara nga ReSPA.

Në konferencë morën pjesë ministrat përgjegjës për reformën, përfaqësues të nivelit të lartë të sektorit të qeverisjes e mirë dhe digjitalizimit në Ballkanin Perëndimor, nëpunës të lartë publikë, përfaqësues nga Komisioni Evropian, ekspertë, donatorë, organizata rajonale dhe ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile etj.

*Prezantimi i Shqipërisë në këtë konferencë, mundësi shumë e mirë për të theksuar zhvillimin e vendit në fushën e inovacionit dhe përballimin e sfidave në procesin e digjitalizimit.