Për të tretin vit me rradhë stafi i Departamentit të Administratës Publike ju përgjigj thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Tiranë për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Stafi i DAP shprehu gatishmërinë absolute në aktin human të dhurimit të gjakut nga nëpunësit e administratës, në mbështetje të kauzës së përbashkët në ndihmë të fëmijëve talasemikë.

Ndërkaq, gjatë muajit korrik qeveria shqiptare miratoi një vendim për veprimtarinë e dhurimit vullnetar të gjakut nga punonjësit dhe nëpunësit e administratës shtetërore, vendim i cili do të mundësojë që fëmijët talasemikë të mos kenë mungesa për gjak.

Sipas vendimit, pritet që të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës, të cilët do të shpërblehen për dhurimin e bërë.